"T'i ka nisur pyetjet Monika", Blushi debat me moderatoren, Dardha: S'bie në grackën tënde

28 October 2024, 16:46Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"T'i ka nisur pyetjet Monika", Blushi debat me moderatoren,
Tedi Blushi, Ilir Meta dhe Fiori Dardha

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi duket se kanë ndarë rrugët përgjithmonë me njeri-tjetrin, jo vetëm personalisht, por edhe politikisht.

Të paktën kështu la të kuptohej sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

I ftuar në emisionin Breaking nga Fiori Dardha në Top News, ai refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të moderatores kur në to përmendej deputetja nën akuzë e PL, Monika Kryemadhi.

Madje Blushi shkoi edhe më tej, kur akuzoi Dardhën se po i drejtonte pyetjet që vetë Kryemadhi ja kishte dërguar.

“A ka vend për zonjën Kryemadhi në Partinë e Lirisë”, u pyet ai.  

“Nuk jam këtu për t’ju përgjigjur pyetjeve që zonja Kryemadhi ju ka dërguar në celular”, tha ai.  

“Po rëndoni pozitën e Partisë së Lirisë dhe zotit Meta. Nuk më intimidoni dot, nuk bie në grackën tuaj”, iu përgjigj moderatorja duke mbyllur kështu edhe bisedën mes tyre.  


Video