Ish-kryeministri Sali Berisha dhe pesë deputetë të Rithemelimit janë përjashtuar për 10 ditë nga punimet e Kuvendit për shkak të kaosit të shkaktuar në seancën e mëparshme.
Përveç Berishës, janë përjashtuar për 10 ditë deputetët Gazment Bardhi, Albana Vokshi, Edi Paloka, Elda Hoti dhe Flamur Noka.
Ky i fundit tentoi t’i vendoste zjarrin sallës së Kuvendit, duke ndezur në flakë karriget e hedhura përballë foltores.
Në kërkesën për përjashtim të firmosur nga 7 deputetë të PS thuhet se Sali Berisha zaptoi foltoren, Bardhi ofendoi deputetin socialist Petro Koçi, Edi Paloka tentoi ta godiste atë.
“Deputeti Bardhi tentoi t'i merrte kartën nga pajisja elektronike deputetit Petro Koçi gjatë kohës që po mbante fjalën. Gjithashtu pranë deputetit Koçi u afrua edhe deputeti Edi Paloka i cili tentoi ta godiste. Deputeti Sali Berisha pengoi zhvillimin e rregullt të seancës plenare duke zaptuar foltoren e Kuvendit, duke shkaktuar kaos në sall fyer deputetët dhe drejtuesen e seancës”, tha thuhej në kërkesën e PS-së.
Për veprimet kaotike në Kuvend, Flamur Noka dhe Albana Vokshi janë paditur edhe në SPAK.