PS kërkon përjashtimin e 6 deputetëve të opozitës!

6 December 2023, 15:44Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

PS kërkon përjashtimin e 6 deputetëve të opozitës!

Grupi parlamentar i Partisë Socilaiste, ka kërkuar përjashtimin e deputetëve të opozitës, Sali Berisha, Flamur Noka, Eldo Hoti, Gazmend Bardhi, Albana Vokshi, Edi Paloka nga punimet e Kuvendit, për shkak të skenave të dhunës të shënuara në seancën plenare të së hënës.

Në kërkesën e socialistëve drejtuar Kryetares së Kuvendit, theksohet se përjashtimi i Flamur Nokës kërkohet për ndezjen e flakadanëve në sallë, si dhe tentativën për t’i vënë flakën grumbullit të karrigeve.

Deputetet Elda Hoti dhe Albana Vokshi kërkohen të përjashtohen për shkak se mbajtën në çantë dhe i dhanë flakadanët kolegut Noka.

Sakaq përjashtimit i Bardhit, Berishës dhe palokës  kërkohet nën argumentat se penguan zhvillimin e regullt të seancës plenare duke shkaktuar kaos dhe duke fyer kolegët.

Sekretariati i Etikës pritet të mblidhet këtë të mërkurë në orën 16:00 për t;u shprehur në lidhje me kërkesën e PS.


Video