“Të gjithë pacientët e Lushnjës rrinë në ‘qenefhane’”/ Korreshi interpelancë me ministren e Shëndetësisë: 100 milionë lekë ilaçe të skaduara!

21 Maj 2026, 11:55Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Saimir Korreshi

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ngriti shqetësimet me të cilat përballen pacientët në spitalin e Lushnjes.

Në interpelancë me ministren Evis Sala, Korreshi e nisi fjalën e tij me ironi, duke pyetur ministren nëse kishte ngrënë mëngjes, ndërsa tregoi mëngjesin që u serviret pacientëve në spitalin e Lushnjës.

Ai akuzoi ministrinë për zhvendosjen e godinës së spitalit në ambiente të papërshtatshme, duke i cilësuar ato si “qenefhane”.

Korreshi ngriti edhe shqetësimin e mungesës së ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore, ndërsa teksa iu referua një raporti tha se janë evidentuar mbi 100 milionë lekë medikamente të skaduara.

Korreshi: Pyetja e parë drejtuar ju është “a keni ngrënë mëngjes ?” se unë po ju ofroj mëngjesin e spitalit në Lushnje për pacientët. Ky është mëngjesi që hahet nga pacientet. Nga auditimi që keni bërë ju, në punë nuk është kuzhiniere, por është infermiere. E keni lënë ju me shkrim, në kuzhinë punon infermierja si kuzhiniere.

Pse keni zhvendosur godinën e spitalit Lushnjë dhe e latë prej 8 muajsh në një qenefhane, ku është dhe sot dhe nuk zbardhet leja e ndërtimit. Kush e mban këtë përgjegjësi, që të gjithë pacientët e Lushnjës  të rrinë në qenefhane. E dyta si jeni më gjeografinë, kaq të vështirë e keni të kuptoni që ka edhe qytete të tjera përveç Tiranës. Pse nuk vini me mua të vizitojmë ambientet e spitalit Lushnje. Pyetje e drejtpërdrejtë nga qytetarët e Lushnjes, cfarë bën punën ministrja e Shëndetësisë, rri në aeroplan apo duhet të shikojë edhe spitalet që ka në varësi?! Sepse në avion mund të kontrollosh maksimumi ndihmën e shpejtë. Nga raporti që thoni ju janë mbi 100 mln lekë ilaçe të skaduara.


Video