
Pas takimit 45 minutësh “kokë më kokë” me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës, ku ka treguar çështjet kryesore që u diskutuan.
“Diskutuam lidhur me bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit, marrëdhëniet bilaterale, diskutuam për rajonin, ecurinë e reformave në Shqipëri. Në tërësi prekëm të gjitha temat që janë të rëndësishme për këtë marrëdhënie, përfshirë edhe temën e të qenit bashkë në aleancën e NATO-s".
Kreu i qeverisë u ndal veçanërisht në rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.
“Është një proces kur dy vende bëhen bashkë për të adresuar një apo disa dosje të caktuara dhe SHBA na propozoi ne këtë bashkëpunim, e pranuam me shumë kënaqësi dhe kjo na jep mundësi që në Këshillin e Sigurimit të luajmë një rol të veçantë. Për Ukrainën nuk është një çështje e Shqipërisë por e gjithë botës, e OKB-së… Ne në këtë proces do të kemi krah SHBA-së dhe vendimmarrja do të jetë e SHBA-së. Ministria për Evropën dhe Punët e jashtë ka marrë masat për shqiptarët në Ukrainë, kemi disa qytetar shqiptare që kanë pjesë e misionit të OSBE-së dhe vazhdojnë të jenë atje.”