"I ka dhënë valixhen me euro", Berisha: Kandidati i Lul Bravës në Durrës ka monopolin e porteve nga Rama

15 February 2022, 12:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"I ka dhënë valixhen me euro", Berisha: Kandidati i Lul
Sali Berisha dhe Luan Hoti

Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi qeverinë e Edi Ramës, gjatë një takimi në Shkodër, teksa tha se “ne duam që në këto votime t’i japim një mesazh shprese gjithë popullsisë, që me këtë qeveri do t’i lajmë duart, do ta largojmë”.

Berisha nga Shkodra foli edhe për kandidatin e Bashës në Durrës, Luan Hotin. Ish-kryeministri hodhi akuza se kandidati i ka hedhur një valixhe me euro Bashës ose është shitur krejtësisht tek ai. 

"Njeriu i Bravës në Durrës është njeriu që ka monopolin e shërbimeve të porteve nga Saranda gjer në Shëngjin, nga Edi Rama. Me firmën e Edi Ramës. Tani ju garantoj unë ose i ka dhënë një valixhe me euro, ose pastaj...është shitur krejtësisht tek ai, se ndryshe nuk mund të ndodhte kurrë. Se monopoli është i paligjshëm!

Nuk mund të japësh monopol. Qeveria nuk mund të japë monopol. Është e detyruar të copëtojë tenderin dhe kurrë, monopol. Ai kandidat i Lul Bravës e ka monopol. Mora një shembull për ta treguar bashkëpunimin që ka ky me Edi Ramën.

Plus pastaj del bashkëpunimi i tij në port: Kanë marrë tetëqindmijë metër katrorë së bashku...nga një kompani offshore do të sjellin dy miliardë euro! Absolutisht të gjitha pare droge dhe krimi! Çfarë është ajo?! Ku janë ata?! Iku arabi, arabi e lëshoi, arabin e përdorën këta vetëm për të mashtruar qytetarët”, u shpreh Berisha. 

 


Video