Spiropali shkon për ngushëllime në familjen Rushaj: Nëna dhe motrat qanin vëllain, babain dhe bashkëshortin

21 November 2022, 19:13Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Spiropali shkon për ngushëllime në familjen Rushaj: Nëna dhe
Elisa Spiropali dhe viktimat

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka ka shkuar për ngushëllim në familjen e Pjetër dhe Jason Rushajt, babë e bir që humbën jetën tragjikisht për shkak të përmbytjeve në zonën e Malësisë së Madhe.

Këtë gjë e ka bërë me dije vetë Spiropali përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se nëna dhe motrat qajnë vëllain, babain dhe bashkëshortin.

"Për ngushëllim në familjen Rushaj ku nëna dhe motrat qajnë vëllain, djalin, babain dhe bashkëshortin.
E pikëlluar i bashkohem dhimbjes së familjes, fisit, të afërmve, miqve, fqinjëve dhe gjithë malësorëve që humbën një burrë punëtor e të dashur, e djalin e vetëm të një familjeje fisnike!
Zoti ju forcoftë! Dritë pastë shpirti i tyre i mirë" shkruan Spiropali.

Kujtojmë se më herët shkoi për ngushëllim tek familja Rushaj dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i shoqëruar nga kryebashkiaku Bardh Spahia dhe deputetët Zef Hila dhe Greta Bardeli.


Video