
Të premten e 3 Majit, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike votoi për të zgjedhur nënkryetarët, sekretarin e Pëgjithshëm dhe drejtuesit e sekretariateve të partisë, pas propozimit të kandidatëve nga Sali Berisha.
Një prej posteve që u votua ishte dhe ai i Kryetarit të Komisionit të Apelit të partisë, ose siç njihet ndryshe gjykatës i partisë. Për këtë post garonin Adrana Kalaja dhe Endira Bushati, ku fitoi e para me 126 vota të Këshillit Kombëtar.
Por, teksa tani shfaqet si demokrate e flaktë dhe në çdo foto pozon me dy gishtat lart, në vitin 2013 ka votuar kundër kësaj partie për ta rrëzuar nga pushteti. Teksa tashmë shfaqet si mbështetëse e flaktë e Sali Berishës, ku i publikon fotot dhe postimet në rrjetet sociale, në vitin 2013 ka votuar kundër tij për ta rrëzuar nga pushteti.
Këtë gjë e pranon vetë Adriana Kalaja gjatë një intervistë të dhënë në vitin 2017, ku shprehet se në zgjedhjet e vitit 2013 ka votuar Partinë Socialiste.
"Të gjithë prisnin vitin 2013, unë jam një votueset pro Rilindjes në vitin 2013 me shpresën që gjërat në Shqipëri do rregulloheshin që gjëta në Shqipëri do bëheshin më të mira dhe e ardhmja në Shqipëri do ishte atdheu ynë" - shprehej Kalaja në vitin 2017, ku edhe në atë kohë shfaqej kundra Partisë Demokratike.
Siç duket, Berisha po ju jep poste kyçe në parti, personave që e kanë dëmtuar dhe e kanë rrëzuar nga pushteti Partinë Demokratike.