Sot gjyqi i Belerit, fati në dorë të Gjykatës së Lartë

12 October 2023, 09:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sot gjyqi i Belerit, fati në dorë të Gjykatës së
Fredi Beleri

Këtë të enjte është seanca e radhës e gjyqit ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit.

Pasi GJJKO edhe Gjykata e Durrësit shpallën moskompetencë për kërkesën e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, kërkesa i ka kaluar Gjykatës së Lartë.

Gjykata e Lartë do të vendosë se cila prej gjykatave do të shqyrtojë kërkesën e Fredi Belerit.

E pranishme në seancën e sotme është edhe ambasadorja greke, Konstantina Kamitsi.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. 


Video