Sinjali i ambasadorit gjatë votimit për kreun e SPAK, gazetari tregon çfarë nuk u pa: Gati sa nuk nxori bërrylin kur...

11 Dhjetor 2025, 21:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prokurori Klodian Braho, anëtari i KLP-së Erion Fejzulla dhe përfaqësuesit e SHBA dhe BE gjatë një pushimi në seancën maratonë të përzgjedhjes së kreut të ri të SPAK.

Gazetari Eni Ferhati, i cili ishte i pranishëm këtë të enjte në KLP për të ndjekur nga afër procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, tregoi një moment interesant gjatë numërimit të votave, kur Klodian Braho doli fitues, ku shpjegoi reagimin e një ambasadori.

“Ajo që më ra në sy ishte momenti kulminant i votimit. Isha aty kur u votua dhe, për rastësi, votat e para u ndanë mes dy kandidatëve dhe ishin: Braho–Xholi, 3 me 3 dhe dukej sikur po shkonim drejt një balotazhi, por menjëherë pas numërimit të votës së gjashtë, votat e tjera ishin për zotin Braho: 4 me 3, 5 me 3, 6 me 3 – gjithmonë për Brahon. Në këtë moment, kur u votua, është aritmetikë e thjeshtë: një nga ambasadorët aty, gati sa nuk nxori bërrylin, duke i dhënë shenjë një ambasadori tjetër se punë e kryer, misioni u krye. Nuk e kam lexuar, isha dëshmitar okular aty dhe e pashë vetë këtë episod jashtë syrit të kamerave,” tha gazetari Ferhati në emisionin “Noë me Erla Mëhillin”.

Gjatë mbledhjes së KLP-së ku zgjodh kreu i ri i SPAK, ishin të pranishëm ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Vanhorn; ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nick Abbott dhe ai i Holandës, Reinout Vos.

Në sallë ishin gjithashtu përfaqësues të zyrave diplomatike të Italisë, Francës, Austrisë, Hungarisë, Slovenisë dhe Rumanisë.


Video