“Shqipëria përjeton sot diktaturën e dytë”, Berisha me ish të përndjekurit politikë: Rama i merr zgjedhjet me bandat

26 February 2025, 19:49Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Shqipëria përjeton sot diktaturën e dytë”,
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përkujtuar ditën e sotme vrasjen e 22 intelektualëve nga diktatura komuniste në Shqipëri.

Gjatë një takimi me përfaqësues të shtresës së ish-të përndjekurve politikë, Berisha mbajti edhe 1 minutë heshtje në përkujtim vrasjes të 22 intelektualëve.

Berisha gjithashtu gjatë takimit premtoi se në programin e PD-së, parashikohet që të shlyhet përfundimisht borxhi i shtetit ndaj ish-të përndjekurve politikë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i demokratëve ka thënë se ky program do të jetë kontrata e PD-së me të përndjekurit politik.

Sali Berisha: Ky program do të jetë kontrata e PD-së me shtresën tuaj. Do të zbatohet 100% brenda 1 mandati. Do të zbatohet së pari, është një detyrim madhor i shoqërisë shqiptare ndaj jush. Vetëm në rafshin material, po të marrësh qytete të tëra janë ndërtuar me mundin, djersën e përndjekurve politikë që ka shkrirë jetët në to. Sot janë zhdukur nuk ka më.

Berisha shprehet se ky program diskutohet në një kohë kur sipas tij, Shqipëria po përjeton diktaturën e dytë dhe Kkyeministrin Rama e quan “pasardhës direkt i një xhelati të diktaturës komuniste”.

Sali Berisha: Ne e diskutojmë këtë program në një kohë kur, shoqëria shqiptare, Shqipëria përjeton diktaturën e dytë. Përjeton një diktaturë në të cilën një pasardhës direkt i një xhelati të diktaturës komuniste përdor ndaj kundërshtarëve politik dhe opozitës mjetet më të egra që mund të përdorë për këtë kohë. Ne jemi sot nën një regjim në të cilin narkodiktatori njëlloj si diktatori i viteve ’50 ka në duart e tij çdo pushtet në këtë vend. Ka në dorë të tij të gjithë vendimmarrjen, konsideron pasuritë e këtij vendi si pasuri të vetat dhe të klaneve të tij kriminale. Diktatori sot, nuk ka një Sigurim Shteti, siç kishte diktatori i dikurshëm. Por ka instrumenta terrori të njëjta me ato që kishte diktatori i dikurshëm. Nuk ushtrojnë më pak terror Bajrët kur shpalosin autokolonat e tyre në Shkodër, se sa xhpisat e Sigurimit të Shtetit.

Kryeministrin Rama e akuzon se sipas tij, i ka shndërruar zgjedhjet në farsë, pasi pretendon se janë marrë me banda, kriminelë dhe terroristë elektoralë.

Sali Berisha: Në diktaturë votohej, siç e dini ju, por nga frika vota shkonte në 90 e sa për qind për diktatorin. Zgjedhjet ishin farsë. Edhe sot zgjedhjet ky i shndërroi në farsë. Zgjedhjet ky i mori me banda, me kriminelë, i mori me patronazhistët, terroristë të vërtetë elektoralë. Paguhen me paratë e taksapaguesve për të qenë shërbëtorë të qytetarëve, dhe bëhen skllevër të regjimit.

Zgjedhjet i mori me përdorimin e dhjetëra, qindra milionëve. Pra, edhe ky diktatori i sotëm e ktheu zgjedhjet në farsë. Atëherë dilnin me daulle. Ditën e votimit, ditë feste. Qe e tmerrshme. Tani, vijnë dhe thonë: votimi ishte i qetë. Vota këtu vdes para se të hyjë në kuti të votimit. Kjo është e vërteta. Kjo është formë e diktaturës kjo lloj diktature.


Video