VIDEO/ Kryeministri "PROVOKON" SPAK nga kantieri i ndërtimit në Tiranë: Atë fasadën atje e dua dhuratë për qytetin!

26 February 2025, 14:22Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Kryeministri "PROVOKON" SPAK nga kantieri i ndërtimit
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në mënyrë publike por edhe për të dhënë një mesazh për SPAK dhe akuzat e ngritura ndaj kryebashkiakut, ka zgjedhur një mënyrë për të thënë se dhuratat që bizneset i bëjnë qytetit nuk janë vepra korruptive.

E ndërsa ishte në inspektim në sheshin "Avni Rustemi" në Tiranë ku po punohet për parkingjet nëntokësore, Edi Rama thirri përfaqësuesin e firmës, ku i kërkoi afatet e vendosura për mbarimin e veprës (që duhet të mbarojë verën e ardhshme) por edhe për të bërë një dhuratë për qytetin.

Rama: Tani atij shefit kryesor të kësaj firme, do ti thuash që atë fasadën e madhe atje do tia bëj dhuratë qytetit.

Përfaqësuesi i firmës: Atë të kuqen apo atë të bardhën?

Rama: Jo jo, atë të madhen, se të kuqen e bëjmë vetë ne. atë pjesën aty do tia bësh dhuratë qytetit thuaj edhe kur të të vijë dita pas 100 vjetësh kur të shkosh në botën tjetër kur të të shohë Shën Pjetri dhe të thotë: ore mirë fitove por çfarë dhe, ti thuash që i dhashë edhe unë qytetit dicka. Kështu thuaj shefit!

Përfaqësuesi i firmës: Dakord!

Ky debat bëhet në kontekstin kur Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës është akuzuar nga SPAK se për disa biznesmenë ka kërkuar favore në këmbim të lejeve të ndërtimit.

Vetë Veliaj ka pretenduar se janë punë publike fituar me procedura të rregullta ligjore.


Video