Këshilltarët e PD bllokojnë Këshillin Bashkiak të Tiranës, nuk lejojnë kolegen e tyre të betohet

26 February 2025, 17:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Këshilltarët e PD bllokojnë Këshillin Bashkiak të
Bashkia Tiranë

Anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës kanë bllokuar mbledhjen e sotme, ende pa nisur, duke mos lejuar në këtë mënyrë as betimin e koleges së tyre, Kejda Kaceli, e cila do të merrte mandatin e lënë nga i ndjeri Arben Tafaj.

Në këtë mbledhje, do të miratoheshin ndihma ekonomike për familjet në nevojë, subvencionimi qirasë për familjet në nevojë, bonusi i qirasë për banorët që preken nga rehabilitimi i Unazës e të tjera vendime të rëndësishme.


Video