“Shiu është bereqet”/ Rama batuta në konferencë me Marta Kos: Keni gjakun më pranë nesh, sesa pranë Brukselit!

13 Mars 2025, 10:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë me Komisioneren për Zgjerimin në BE, Marta Kos, bëri batuta teksa u shpreh se vizitën e saj të parë ne vendin tonë e bëri në një ditë e shi.

Por, theksoi Rama “ia sqarova se shiu është bereqet dhe kam bindjen që do të jetë një ogur i mirë edhe për ecurinë e planit të ri të rritjes dhe për disbursimin e fondeve shtesë për Shqipërinë”.

Edi Rama: Sot është një ditë që do ta donim me diell, por nuk e arritëm dot, kështu që po e presim në vizitën e saj të parë me shi.

Ia sqarova se shiu është bereqet dhe kam bindjen që do të jetë një ogur i mirë edhe për ecurinë e planit të ri të rritjes dhe për disbursimin e fondeve shtesë për Shqipërinë.

E nderuar Komisionere, është kënaqësi që ju presim në Tiranë dhe qysh në fillim ne në rajon, e kemi pritur me entuziazëm zgjedhjen tuaj sepse ju jeni edhe e BE, por edhe e jona, duke qenë nga një vend i rajonit i cili ka shkëlqyer në rrugën e vet dhe është anëtar krenar i BE, Sllovenia.

Sidoqoftë duke pasur edhe gjakun më pranë nesh, sesa pranë Brukselit shpresoj, jam i bindur edhe pse ju nuk do ta pranoni këtë.

Takohemi në një moment kur jemi krenar për atë që kemi bërë, ne nuk e marrim mbështetjen tuaj si diçka të dhënë njëherë e mirë, por që duhet fituar çdo ditë, është mbështetja e BE, që jemi të vetëdijshëm që duhet ta meritojmë sepse duam të bëhem pjesë e saj, e dimë që nuk ka alternativë tjetër.


Video