Sali Berisha thërret protestë të shtunën në Shkodër: Atentatin e kreu banda e qeverisë

31 Tetor 2024, 20:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kreu i PD, Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda në drejtim të qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut socialist të Shkodrës, duke thënë se janë të lidhur me bandën që kreu atentatin me tre viktima ditën e djeshme në.

Berisha e quajti si “banda e qeverisë” dhe tha se ishin ata që ndihmuan kryebashkiakun aktual të Shkodrës që të merrte postin. Berisha i referohet fisit të Bajrave, të cilët kohë më parë gjatë zgjedhjeve, i denoncoi se me makina të blinduara qarkullonin në Shkodër duke ushtruar presion në qendrat e votimit.

Gjithashtu, Berisha ftoi qytetarët e Shkodrës të dalin në një protestë të “mosbindjes civile” ditën e shtunë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Miqtë e mi, pak kohë më parë, Bushati u lemerit nga breshëritë pafund automatikësh. E njëjta bandë, banda e qeverisë, por Edmondi i bandës, drejtori i policisë, qeveritarët në Tiranë, raportonin se nuk ishin Bajrët, se nuk ishte banda e shtetit që kishte zbritur në Bushat, por isin banda të tjera.

Në korrik, banda e qeverisë përsëri përgjaku Shkodrën me gjakun e tre të rinjve, i plagosi. Përsëri përgjaku Shkodrën duke plagosur tre të rinj. Edmondi i bandës, Taulanti i bandës, Edvin Bajri, e mbajtën të fshehtë krimin monstruoz.
Pra, miqtë e mi, vrasjet, masakrat, ekzekutimet në Shkodër janë licenca që Edi Rama i ka dhënë bandës së partisë, bandës së Bajrëve dhe bijëzave të saj.

Licenca që Edi Rama u ka dhënë këtyre vrasësve, të cilët vrasin 15-vjeçarë në gjumë, të cilët kanë vrarë me dhjetëra vetë, por të cilëve Edi Rama, Taulant Balla, Altin Dumani, u mbyllin dosjet, u mbyllin vrasjet, u mbyllin krimet. Edi Rama iu ka dhënë licencë bandës, banditëve vrasës të partisë të vrasin kë të duan. Shkodra nën terror, me kushtin e vetëm që t’i sigurojnë një mandat si Benetit në Shkodër. Ata që bënë Benetin kryetar bashkie, tani duhet të bëjnë Edin, urrejtësin më të madh të Shkodrës, deputet të saj.

Video