
Deputeti Agron Shehaj ka pasur një përplasje në Kuvend me ministrin, Taulant Balla në lidhje me anijen me kontenjer të dyshuara me përmbajtje toksike në Portin e Durrësit.
Ka qenë Shehaj që iu drejtua Ballës duke thënë se ai ka qenë në detyrë si ministër i Brendëshëm, në kohën kur u trafikuan mbetjet toksike.
Balla i kërkoi Shehajt që t’i besonte raportit të Prokurorisë, ndërsa me ironi e ka quajtur “zbulim të Lulit”.
Pjesë nga debate:
Agron Shehaj: Nuk e di sesi po flet Taulant Balla tani që ishte Ministrër i Brendshëm, po flet si i akuzuar? Sepse ato plehra toksike janë trafikuar nga porti i Durrësit ndërkohë që Balla ishte ministër i Brendshëm. Dhe siç e thashë ky është skandali që përfshin më shumë nga ju, jeni direkt të përfshirë, të gjithë. Është Taulant Balla se ishte ministër i brendshëm.
Kjo gjë nuk ju takon më ju, tani i takon prokurorisë. Ju lejuat që 102 kontenierë me mbetje toksike të trafikoheshin nga porti i Durrësit. Nuk duam të dimë më asgjë prej jush, ju nuk na jepni dot asnjë informacion. Dhe nëse do na jepni do gënjeni se do mbroni veten tuaj, ne sot presim të dimë të vërtetën nga prokuroria.
Presim që ju mos të pengoni prokurorinë. Këtë presim prej jush. Ju lejuat trafikimin e mbetjeve, lejuat që të ngrihej një skemë midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Tajlandës. Nuk duam të dimë më gjë prej jush. Duma të lejoni prokurorinë.
Taulant Balla: Erdhe si zbulim i Lulit këtu, mbërrite si një prej zbulimeve më të shkëlqyera të Lulit. Nuk po hyj në të tjera… The se prokuroria dyshon se janë mbetje toksike. Zotrote deklarove se janë mbetje toksike. Unë kam për detyrë si ministër i kësaj qeverie, por edhe si qytetar i këtij vendi të besoj tek prokuroria dhe t’i shpreh mbështetjen time dhe qeverisë dhe t’ i shkojë deri në fund kësaj çështje dhe të mos ndikohej nga deklarata çapaçulash, të papërgjeshme sepse koha kur prokuroria në këtë vend nikohej ka përfunduar. Na keni parë ne të komentojmë punën e drejtësisë. Natyrisht themi të hetohet, të hetohet, të hetohet.
Çfarë dreqin ke që ke ardhur në mengjes këtu dhe thua pse nuk zbatohet urdhëri ndërkohë që t’ u kthyer përgjigjia. Tu dhanë arsyet se përse nuk është zbatuar ende urdhri i prokurorisë. Kur ja fut kot mos insito tëë hysh te ajpo se më keq akoma do të gjesh. Të duket vetja si personazh TikToku se është një punë që e bën mirë. Kur bie fjala për eksperienc sa i përket punës, dëgjoj të tjerët që kanë më shumë eksperienc dhe tërhiqi akuzat sepse nuk i ngre ti akuzat, por i ngre Prokuroria.