Reagon ashpër deputeti i PS: Tenderat në Shqipëri i merr ai që e ka dorën më të gjatë

7 July 2022, 18:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Reagon ashpër deputeti i PS: Tenderat në Shqipëri i merr ai
Petro Koçi

Deputeti socialist Petro Koçi nuk i ka kursyer kritikat ndaj Qeverisë ditën e sotme lidhur me Prokurimet publike.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Koçi tha se në Shqipëri financat publike nuk i konsiderojnë të shenjta, por ai që e ka dorën më të gjatë merr më shumë.

Sipas tij, “prokurimet në Shqipëri i bëjnë shtatzënë me pisllëkun". Më tej, Koçi tha se këto kompani i fitojnë tenderat me çmim shumë të lartë dhe më pas ua japin nënkontraktorëve me çmim më të ulët. Ai përmendi dhe kriteret që në disa raste paracaktojnë fituesin e tenderit.

“Dhe kur bëhen prokurimet ashtu siç duhet praktikisht ne kemi shumë dyshime në përgjithësi si shoqëri. Ne duhet të pranojmë që në shoqërinë shqiptare financat publike nuk konsiderohen të shenjta, i mendojnë si ajo torta e 100 vetorit të pavarësisë në Tiranë, ku ai që i ka duar më të gjata dhe gojën më të madhe merr pjesën më të madhe.  Në përgjithësi prokurimet në Shqipëri i bëjnë shtatzëne me pisllëkun. Unë dua të përshëndesë iniciativën e Kryeministrit që ka thënë se ky është një proces që do të rishikohet duke përfshirë dhe standarte dhe protogonistë ndërkombëtar në këtë proces.

Ajo që dua të theksoj është  fakti se shpeshherë ndodh që të njëjtat subjekte marrin disa projekte brenda një kohe të shkurtër, ku në fakt kapacitetet I kanë të kufizuara dhe është e vështirë t’i përdorin edhe në një projekt e pastaj në një projekt tjetër.

Çështja e dytë është pastaj te nënkontraktorët. Si ka mundësi që një kompani fiton një prokurim dhe ia kalon pastaj një nënkontraktori tjetër me një çmim shumë më të ulët të një procesi të caktuar operacional.

Tjetra që ndodh është se shpesh kriteret e prokurorimeve në fakt paracaktojnë fituesin. Më vjen  mirë që ligji ka pasur përmirësime por mendoj se ka hapësirë tjetër për ta rregulluar. Një çështje tjetër është që në një institucion të caktuar ndodh që të njëjtat subjekte marrin të njëjta prokurime publike”, u shpreh deputeti socialist Petro Koçi.


Video