Rama takon Macron dhe zbardh bisedën me të: Folëm për marrëdhëniet bilaterale Francë-Shqipëri (FOTO)

31 May 2023, 17:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama takon Macron dhe zbardh bisedën me të: Folëm për
Edi Rama takon Emmanuel Macron

Kryeministri Edi Rama, në konferencën globale të sigurisë Globsec të zhvilluar ditën e sotme në Bratislavë, është takuar dhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama bën me dije se kanë diskutuar tema që kanë lidhje me konfliktin në Ukrainë, por edhe marrëdhënia e Ballkanit Perëndimor me BE-në si edhe nevoja për një qasje të re politike-ekonomike.

"Bratislavë, Sllovaki – Me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, në një takim shumë miqësor, ku u prekën me thellësi temat e rajonit tonë në sfondin e konfliktit në Ukrainë, marrëdhënia e Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe nevoja për një qasje të re politiko-ekonomike, si edhe marrëdhëniet bilaterale Francë-Shqipëri" - shkruan Rama



Video