Braçe "godet" tregun e sigurimeve: Është kënetë, kompanitë janë oligopol

30 May 2023, 14:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Braçe "godet" tregun e sigurimeve: Është
Erion Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj tregut të sigurimeve duke e konsideruar si kënetë, pasi sipas tij nuk ka më konkurrencë

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ekonomisë, Braçe u shpreh se në treg konkurenca është vrarë e shkak për këtë është marrëveshja mes kompanive. Ndër të tjera deputeti socialist u shpreh se tregu nuk ka dinamizëm, nuk ka përmirësim, kjo pasi kompanitë janë kthyer në oligopol, dhe ndajnë paratë mes njëra-tjetrës.

“Në tregun e sigurimeve nuk kemi stabilitet, e kemi kënetë, në këtë treg nuk ndodh asnjë gjë, zero. Vetëm 12 kompani nga dita e parë deri sot, në këtë treg konkurrenca është vrarë dhe ka një arsye pse nuk ka konkurrencë: Arsyeja është marrëveshja.. s’është ky dinamizmi i tregut, nuk ka përmirësim, dukshëm. Ore si ka mundësi që në këtë vend ndodhin ndryshime të mëdhaja dhe këtu nuk ka një fjali të vetme për të promovuar produktet e reja në këtë fushë, as nga qeveria mo po të doni… në radio dilte në 1 minutë e gjysmë presidenti njërit dhe thoshte aty tani nis sezoni i aksidenteve, sigurohuni… dhe ai shiu breshëri dje atje në Kuçovë, asnjë fjalë qeveria, asnjë fjalë ministria, asnjë fjalë institucioni, asnjë fjalë kompanitë, dhe qajnë njerëzit… Këta kompani kanë bërë marrëveshje mes njëra tjetrës dhe ndajnë paratë”, tha Braçe.


Video