Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Komisioni i Ankesave dhe Sankioneve (KAS) ka vendosur të rihapë një kuti votimi për Bashkinë e Mallakastrës pas kërkesës së Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU).
Bëhet fjalë për një kuti me fletë votimit për Këshillat Bashkiak dhe pas rinumërimit janë konstatuar parregullsi.
63 vota për PDIU-në i kishin kaluar Partisë Socialiste. Pas rinumërimit ka rezultuar se PS ka 97 vota, dhe në procesverbal i ishin shënuar 161 vota. Ndërsa për PDIU-në kanë rezultuar 63 vota, ndërsa në procesverbal nuk kishte asnjë votë.
Pas rinumërimit, PDIU ka fituar mandatin e dytë në Këshillin Bashkiak të Mallakstrës.