Rama takon kryeministrin e Malit të Zi

7 July 2023, 15:23Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rama takon kryeministrin e Malit të Zi

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Mali e Zi ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin Dritan Abazoviç.

Rama dhe Abazoviç shikohen të buzëqeshur ndërkohë që kanë hyrë në ambjentet e presidencës. Ata kanë mbërritur në zyrën e Abazoviç, ku do të mbahet dhe takimi.

Në kuadër të turit të tij ballkanik, Rama do të zhvillojë dhe një takim bilateral në orën 16:00,me presidentin e Malit të zi, Jakov Milatoviç.

Më herët, Rama zhvilloi një takim me presidentin e Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Becirovic. Kryeministri njoftoi se shumë shpejt do të hapej një Ambasadë Shqiptarë në Sarajevë.


Video