Rama nostalgjik për 17 majin: E vetmja natë me opozitarizëm të vërtetë

15 February 2022, 21:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rama nostalgjik për 17 majin: E vetmja natë me opozitarizëm

Kryeministri Edi Rama thotë se që nga 2013-ta, kur mori për herë të parë qeverisjen e vendit, përballë i ka munguar opozita, me përjashtim të një...nate.

“Që nga dita që unë drejtoj qeverinë nuk kam pasur përballë opozitë. Nuk kam pasur për asnjë ditë një opozitë racionale dhe të arsyeshme. Mbaj mend vetëm një natë të një opozite racionale dhe të arsyeshme, por asnjë ditë”, tha ai.

Kryeministri iu referua 17 majit 2017-të, që çoi në marrëveshjen e Rama-Basha të asaj kohe dhe nxorri Partinë Demokratike nga çadra, ku qëndronte e ngujuar për tre muaj dhe e futi atë në zgjedhjet, që më pas do t’i humbiste me rezultat të thellë.

Por, nëse Rama marrëveshjen e 17 majit e vlerëson si “opozitarizëm” të vërtetë, Lulzim Basha ka ndryshuar mendje, madje pas djegies së mandateve dhe gjatë protestave të pranverës së 2019-s shfaqej i penduar për këtë marrëveshje, megjithëse akuzonte Ramën se e shkeli atë.


Video