Basha kërkon më shumë bashki, Rama: Na duhen më pak, por jam i hapur për diskutime

15 February 2022, 21:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Basha kërkon më shumë bashki, Rama: Na duhen më pak, por jam

Kryeministri Edi Rama e shqiptoi edhe nga Uashingtoni qëndrimin e socialistëve se ndarja e re e vendit duhet të ketë më pak bashki, duke rënë ndesh me qëndrimin e Lulzim Bashës dhe propozimin ende jozyrtar të Partisë Demokratike për 100 bashki.

Megjithatë, në intervistën e dhënë për Zërin e Amerikës, kreu i Qeverisë u shpreh i gatshëm dhe i hapur që të lëshojë në këtë drejtim.

“Unë mendoj që duhet të ketë më pak bashki. Por, komisioni është aty për të diskutuar dhe do të vlejë për të dëgjuar njëri-tjetrin dhe dalë në përfundime që i shërbejnë vendit. Unë jam gjithmonë me mendje të hapur”, tha ai kur u pyet nëse ishte i hapur për ta diskutuar propozimin e Bashës për më shumë bashki.

Rama tha se i hapur për çdo ndryshim ishte edhe për Kodin Zgjedhor, por tha se zgjedhjet nuk fitohen me reforma zgjedhore, por me votën e qytetarëve.

“Ne mund të bëjmë çdo ndryshim, por reforma nuk të jep fitoren. Zgjedhjet fitohen duke marrë votat e njerëzve. Edhe këtu jemi me mendje të hapur”, tha ai.

 

 


Video