Rama niset drejt Madridit për samitin e NATO-s, kush e shoqëron dhe cili do jetë fokusi i diskutimeve

28 June 2022, 16:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama niset drejt Madridit për samitin e NATO-s, kush e shoqëron dhe
Edi Rama

Delegacioni shqiptar është nisur drejt Madridit këtë të martë në kuadër të samitit të NATO-s ku do të marrë pjesë në punimet e tij.

Ky samit është i pari që prej nisjes së luftës në Ukrainë. Mësohet se delegacioni kryesohet nga kreu i qeverisë dhe pjesë e tij do të jetë edhe ministrja e jashtme, Olta Xhaçka si dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Siç thuhet edhe në njoftimin e Ministrisë së Jashtme, Xhaçka do të zhvillojë takime me homologet e Finlandës, Holandës e Norvegjisë. Në samitin e NATO-s, fokusi i bisedimeve do të jenë vijimi i çështjes së Ukrainës si dhe dakordësimi mbi Konceptin Strategjik 2022.

"Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është nisur sot për  samitin e NATO-s që do të mbahet në Madrid, si pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Edi Rama.  Ministrja Xhaçka do të zhvillojë takime me homologë të Finlandës, Holandës dhe Norvegjisë.  Në samit do të diskutohen ndër të tjera vazhdimi i mbështetjes ndaj Ukrainës për një afat më të gjatë, si dhe dakordësimi mbi Konceptin Strategjik 2022", njofton Ministria e Jashtme.


Video