“Uji i pijshëm u përzie me atë vaditës”/ Safet Gjici fshin videon pasi "zbuloi" të vërtetën pse u helmuan kuksianët

28 June 2022, 09:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Uji i pijshëm u përzie me atë vaditës”/ Safet

Atë që institucionet shëndetësore u përpoqën të mos e thoshin qartësisht në lidhje me helmimin e dhjetëra banorëve të qytetit të Kukësit gjatë së dielës, e tha me zë dhe figurë kryetari i Bashkisë së qytetit, Safet Gjici.

Ndërsa përpiqej të theksonte se helmimi masiv nuk kishte ardhur nga uji i pijshëm, kryebashkiaku bëri edhe një gafë, duke theksuar se kishte pasur një përzierje të ujit të pijshëm me atë të vaditjes.

Videon e hodhi në profilin e tij në “Facebook”, për ta fshirë më vonë, ndërsa momenti u bë viral në rrjetet sociale, duke u shpërndarë gjerësisht. Kryetari i Bashkisë tha se problemi kishte ndodhur në lagjen “Muja” të qytetit.

“Për lagjen ‘Muja’ të cilën flisni ju, nuk është e vërtetë që ka problem me ujin e pijshëm, aty ka një problem që është përzier uji i pijshëm me ujin vaditës, duke ndërhyrë një nga banorët, që Policia po heton atë rast. Po s’ka lidhje fare, uji është i pijshëm vetëm se është përzier me ujin vaditës. Na rezulton se uji i pijshëm është totalisht brenda normave dhe analizave. Drejtoria e Ujësjellësit është në krye të detyrës”, thotë Gjici.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

 


Video