Berisha "shpik" një post në PD edhe për çunin e Fahri Balliut, ja çfarë e ka emëruar

27 June 2022, 19:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha "shpik" një post në PD edhe për çunin e
Klevis Balliu

Ish-kryeministri Sali Berisha ka "shpikur" një post në Partinë Demokratik dhe për ish-deputetin Klevis Balliu, djali i botuesit Fahri Balliu, i cili ngeli "thatë" pas riorganizimit të partisë.

Zyra e shtypit të PD-së njofton se ai është emëruar Shef Organizimi i Partisë Demokratike dhe do të jetë përgjegjës për organizimin e strukturave të PD. Zyra e shtypit të PD-së thekson se ky post për Balliun vjen para protestës së planifikuar më 7 korrik.

Klevis Balliu njihet si një ndër protagonistët kryesorë të protestave të Astirit, madje për të cilën shkroi dhe librin “Misioni i Unazës”. Gjithsesi, ai nuk u kandidua për deputet nga Basha, por edhe gjatë riorganizimit të partisë të Berishës ai nuk u bë as pjesë e Kryesisë dhe as drejtuesi i ndonjë sekretariati në PD.


Video