“Pse proteston Tirana dhe jo Vlora?”, Rama: Shumë shpejt do ketë investim madhor mes Kavajës dhe Durrësit

9 Qershor 2026, 21:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Fier në 35-vjetorin e PS-së, ndërsa  komentoi protestën në Tiranë. Tha se PS ndaloi gjuetinë dhe shfrytëzimin e pyjeve.

Mes të tjerash, Rama tha se një protestues ka thënë se problemi është edhe në Darëzezë, jo vetëm në Zvërnec.

“Doli njëri dhe tha se nuk është problemi vetëm në Zvërnec, por problemi është në Darëzezë. PS është zgjedhur për të qeverisur dhe jo për të ndjekur të tjerët. Po një socialisti, i kishte ikur e dashura në protestë dhe arsyeja ishte se donte like. I kishte thënë të dashurit ‘do marr like unë dhe i marr në protestë, ti nuk shihesh me sy, nuk merr like’”, deklaroi Rama.

Ngriti pyetjen se përse proteston Tirana dhe jo Vlora. Deklaroi se shumë shpejt do ketë investim madhor mes Kavajës dhe Durrësit.

“Pse proteston Tirana dhe jo Vlora? Se fundja Zvërneci është i Vlorës. Por sa di unë nuk ka blogerë Vlora, por ka heronj e dëshmor. Vlonjatët do e kishin kapur, do ua kishte thënë instikti politik që ‘shiko’. Kush dëshiron të ketë turizëm këtu, nuk e diskuton që do turizëm. Të tjera investime kaq të mëdha do i sjellim Shqipërisë. Shumë shpejt do shikoni, do sjellim investim të madh mes Kavajës dhe Durrësit. Pse nuk duhet të bëjmë investime? Pse shqiptarët duhet të shikojnë me zili me Malin e Zi, që është sa Fieri. Atje jeta është ku e ku”, u shpreh Rama.

Rama deklaroi se Sazani ka qenë dhe mbetet tokë shqiptare. U shpreh se ata që i thonë tradhtar, kujtoi se në mes të Serbisë tha se Kosova është e pavarur.

“Kush më thotë tradhtar mua, ta dinë se e thashë në mes të Beogradit se Kosova është e pavarur. Në administratën e dikurshme, askush nuk dilte në protestë, se të merrnin për flokësh. Ishte një qeveri që bënte pallariu. I morën invalidët me gjithë karroca dhe i ngritën në ajër. Sot protesta është kollaj, sepse Shqipërinë e ndryshoi PS dhe në këtë aspekt. Patriotizmi nuk është që të kesh flamur dhe të thuash TQR Edi Rama”, u shpreh kreu i qeverisë.

Premtoi se do të ketë universitete shumë shpejt në Vlorë, Fier dhe në Tiranë.

 

 


Video