“Presidenti të zgjidhet nga populli”, Basha del me katër propozime: Administrata të mos kontrollohet nga politika

4 July 2023, 18:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Presidenti të zgjidhet nga populli”, Basha del me katër
Ish-kryedemokrati Lulzim Basha gjatë takimit në Divjakë

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha propozon katër ndryshime që sipas tij do të sjellin rritjen e llogaridhënies dhe transparencën e qeverisë.

Gjatë një takimi me një grup demokratësh në Divjakë, Basha ka propozuar ndër të tjera që kreu i shtetit të zgjidhet nga populli dhe numri i ministrive të caktohet me ligj nga parlamenti. Basha gjithashtu ka propozuar ndryshime në formulimin e mocionit të mosbesimit dhe besimit të qeverisë si dhe “heqjen e kontrollit politik” ndaj punonjësve të administratës.

Lulzim Basha është në një tur takimesh me demokratë në të gjithë vendin, në kuadër të zgjedhjeve për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, që do të mbahen në 29 korrik. Në garë me Bashën ka hyrë ish i përndjekuri politik Gjergj Hani.

“Me mbështetjen e demokratëve, përgjegjësia ime do të jetë, të shtrijë dorën e bashkëpunimit ndaj kujtdo që beson në këto vlera. Me këto transformime ne synojme rritjen e mekanizmave të kontrollit dhe llogaridhënies së qeverisë, pavarësisht kush e drejton atë”, ka deklaruar Basha.

Për këtë arsye, a propozon katër ndryshimet e mëposhtme:

“Duhet të ndryshojmë formulimin e Mocionit të besimit dhe atë të mosbesimit; Numri i ministrive dhe rritja e Borxhit Publik të bëhen me ligj nga Parlamenti; Heqjen e kontrollit politik ndaj punonjësve të administratës, duke u dhënë atyre siguri në punë; Zgjedhjen e drejpërdrejt të Presidentit nga populli, si mbartës dhe balancues i pushteve”.


Video