Bill Clinton largohet nga Shqipëria: Po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania

4 July 2023, 13:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bill Clinton largohet nga Shqipëria: Po iki duke menduar se emri
Foto e postuar nga Edi Rama

Ish-Presidenti amerikan Bill Clinton ka përfunduar vizitën e tij në Shqipëri dhe është larguar nga vendi ynë.

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto me Clinton nga aeroporti i Rinasit, teksa ka shkruar edhe fjalët e fundit të ish-Presidentit amerikan para largimit nga Shqipëria.

“Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania”. Kështu është shprehur Bill Clinton për Kryeministrin Edi Rama.

Clinton mbërriti dje në Shqipëri me ftesë të Kryeministrit Edi Rama u prit me nderime e ceremoni shtetërore, si dhe u vlerësua nga kreu i qeverisë me “Yllin e Mirënjohjes për Arritje Publike”.


Video