Presidenti austriak vjen nesër në Tiranë, zbardhet agjenda

26 March 2023, 17:13Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Presidenti austriak vjen nesër në Tiranë, zbardhet agjenda
Presidenti i Austrisë, Alexandër Van der Bellen

Presidenti, Bajram Begaj do të presë ditën e nesërme në një vizitë zyrtare Presidenti i Austrisë, Alexandër Van der Bellen do të mbërrijë ditën e nesërme për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Vizita është bërë me dije nga Presidenca, pasi Van der Bellen do të zhvillojë një takim me homologun e tij shqiptar Bajram Begaj.

Kreu i shtetit të Shqipërisë do të mirëpresë Presidentin e Austrisë në Institucionin e Presidentit me një ceremoni shtetërore, dhe ndër të tjera është parashikuar edhe një konferencë e përbashkët për shtyp e dy presidentëve.

Agjenda e vizitës:

10:30  –  Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës.

11:45 – Deklarata për media e dy Presidentëve duke vijuar më tej me një Konferencë të përbashkët për media.

17:00-  Do të zhvillohet Forumi Ekonomik në Hotel Rogner (Antigonea 2), ku të dy Presidentët do të mbajnë gjithashtu fjalën përkatëse.


Video