Përmbytjet/ Rama i nxjerr videon Berishës: Ky rob ka rrjedhur, por si ka mundësi që shkojnë akoma pas tij?

22 November 2022, 18:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përmbytjet/ Rama i nxjerr videon Berishës: Ky rob ka rrjedhur, por si
Sali berisha

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se përmbytjet u shkaktuan për shkak të keqqeverisjes dhe se Shkodra është e gjitha nën ujë për shkak të hapjes së kaskadës.

Përmes një postimi në Twitter, Rama ka risjellë me anë të një video deklaratat se si justifikohej Berisha në 2010 kur u përmbyt Shkodra. Kryeministri shkruan krahas videos, se pyetja nuk është se si mund të ketë kaq rrjedhje robi, por si mund të ketë rob akoma që shkojnë pas një rrjedhje të tillë.

"Pyetja nuk është se si mund të ketë kaq rrjedhje robi, po si mund të ketë akoma rob që shkojnë pas një rrjedhjeje të tillë?!"- shkruan Rama.

Sali Berisha, gjatë kohës kur ishte në qeverisje bënte me faj prurjet e larta të lumenjve dhe se ishte e vështirë që të mbaje derdhjet e liqenëve në këtë lloj situate.

Berisha dje: U përmbytën shirat që ranë, përmbytja është e qeveritare!

Berisha në 2010 kur ishte në qeveri: E thekso këtë si një Kombinim i lumenjve të Alpeve me Drinin mund të ketë derdhje më të mëdha

Berisha dje: Prandaj kanë bërë këtë përmbytje ata, me të paktën 3800-3700 m3 shkarkime

Berisha në 2010 kur ishte në qeveri: Por nga ora 23 të natës ato arritën në 4500m3 derdhjet në liqej dhe është shumë e vështirë që ti mbash derdhjet në këtë situatë nuk ke rrugë tjetër.


Video