Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj situatës së përmbytjeve në vend, duke akuzuar qeverinë se nuk po shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore.
Në një konferencë për gazetarët, Berisha theksoi se dhjetëra mijëra qytetarë kanë banesat dhe bizneset e përmbytura, ndërsa jeta e tyre është në rrezik.
“Narko qeveria është në narkozë të plotë, jashtë çdo lloj imagjinate, çdo lloj standardi që në kushte ku mijëra banesa, mijëra qytetarë kanë shtëpitë të përmbytura, biznese, jetën të kërcënuar, qeveria, narkoqevria nuk shpalli gjenden e fatkeqësisë natyrore që detyron shtetin të aktivizoje burimet për të nxjerrë banoret”, tha ai.
Ai u ndal edhe tek situata dramatike në Durrës, ku theksoi se ajo që e favorizoi përmbytjen është gjendja katastrofale e kanalizimeve, hidrovorëvë, atij të Porto Romanos dhe zonës sipër Bishtit të Pallës.
“Hidrovori i Porto Romanos ka disa porta që nuk i funksionojnë, gjysmat nuk funksionojnë. Kurse hidrovori i Hamallës i ka pompat e djegura. Kanalizimet janë bllokuar dhe nuk janë pastruar”, tha ai.
Berisha: Përmbytjet kanë marr dimensione të reja dramatike në mbarë vendin. Narko qeveria është në narkozë të plotë, jashtë çdo lloj imagjinate, çdo lloj standardi që në kushte ku mijëra banesa, mijëra qytetarë kanë shtëpitë të përmbytura, biznese, jetën të kërcënuar, qeveria, narkoqevria jo vetëm që nuk shpalli gjenden e fatkeqësisë natyrore që detyron shtetin të aktivizoje burimet për të nxjerrë banoret, por lëshon një tallje cinike që pretendon se opozita po e akuzon për përmbytjet në Greqi. Fantazi e shfrenuar e një njeriu që po përjeton netë tmerri prej krimeve që i janë bërë evidente.
Durrësi është përmbytur nga reshjet, por ajo që e favorizoi është gjendja katastrofale e kanalizimeve, hidrovorëvë, atij të Port Romanos dhe zonës sipër Bishtit të Pallës.
I pari ka disa porta që nuk i funksionojnë, gjysmat nuk funksionojnë. Kurse hidrovori i Hamallës i ka pompat e djegura. Kanalizimet janë bllokuar dhe nuk janë pastruar. Gjithçka e favorizon ujin për të përmbytur shtëpitë e banorëve.
Katastrofë është edhe në Novoselë. I bej thirrje banorëve të evakuohen sa më shpejt,sepse Vjosa është lum me rrezik të lartë me befasinë e prirjeve të tij.