Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ka përfundon numërimi i votave të diasporës për kandidatët për qarkun e Lezhës.
Rezultati për mandate ishte “vulosur” që të shtunën, 4:3 në favor të PD-së.
Por votat e diasporës kanë përmbysur renditjen e kandidatëve të Partisë Socialiste në këtë qark.
Mandatin e tretë për Partinë Socialiste, sipas votave, e ka marrë Admir Kadeli me 27 vota më shumë se Marjeta Neli.
Këtë e ka konfirmuar edhe KQZ në pasqyrën zyrtare të rezultateve.
Për arsye të kuotave gjinore, ndoshta KQZ mund të bëjë rokadë mes kandidatëve, por deri më tani mandati i shkon Kadelit.