PD vihet në lëvizje pas ankesave të Salianjit, Noka shkresë degëve lokale: Të analizohet humbja në zgjedhje

4 December 2025, 18:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PD vihet në lëvizje pas ankesave të Salianjit, Noka shkresë
PD, Udhëzimi

Pas nisjes së një turi takimesh nga një grup demokratësh, midis të cilëve ish-deputeti Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti, Partia Demokratike është vënë në lëvizje për të kryer analizën e humbjes në zgjedhjet e 11 majit.

Udhëzimi i firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka i është shpërndarë degëve lokale në të gjithë vendin dhe u kërkohet të nisië analiza e brendshme për rezultatin që mori PD në zgjedhjet.

Një ditë më parë, Salianji dhe Alimehmeti zhvilluan një takim me strukturat e partisë dega Durrës ku gjatë fjalimeve që u mbajtën, kërkuan të bëhej një analizë e situatës në të cilën ndodhet sot PD, pas disa humbjeve radhazi në zgjedhje.

PD vihet në lëvizje pas ankesave të Salianjit, Noka shkresë
Udhëzimi i PD

Nga qyteti i Durrësit, ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, u shpreh se demokratët kërkojnë reagim dhe përgjigje për situatën aktuale në të cilën ndodhet sot forca më e madhe e opozitës në vend.

Salianji tha se PD nuk po mbështetet as nga demokratët dhe as nga qytetarët, si në protesta por edhe në takimet e munguara në terren.

Kurse ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike në listën e hapur të Tiranës, Ilir Alimehmeti, tha se sa më shpejt ta heqim këtë qeveri dhe këtë e bën vetëm e djathta që vë interesin e shqipërisë para partisë.

"Ne dimë që Balluku me një të rënë të lapsit merr 50 mln euro nga tuneli I llogarasë dhe nuk e dimë nëse është I sigurtë.
Sa më shpejt ta heqim këtë qeveri dhe këtë e bën vetëm e djathta që vë interesin e shqipërisë para partisë.

Ju e kuptuat se kjo është një frymë për të bashkuar të gjithë për ti diskutuar dhe për të bërë më të mirën e mundshme", deklaroi dje Ilir Alimehmeti gjatë takimit me demokratët në qytetin e Durrësit.


Video