Deputeti i opozitës, Erald Kapri është përfshirë në replika në Kuvend me kreun e Grupit të PS-së, Taulant Balla.
Diskutimet nisën pasi Erald Kapri i kërkoi kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi që t’i kërkonte Taulant Ballës që të çohej në këmbë kur të fliste në Parlament, duke iu drejtuar që “nuk është këtu në konakun e vet në Bërzeshtë të Librazhdit”.
“Po e kursej se e kemi dhëndër”, u shpreh Balla, referuar deputetit të opozitës, replikë që përfshiu edhe ligjvënësit demokratë Klevis Balliu e Gazment Bardhi.
“Çfarë janë këto turpe”, u shpreh Balliu, ndërsa vetë Kapri iu drejtua: “Të të vijë rëndë”.
Ndërsa Balla e imitoi duke iu përgjigjur: “Të të vijë rëndë”, duke shtuar: “Kemi bërë krushqi se e kemi dhëndër nga krahina e Korçë-Pogradecit e kemi”.
Erald Kapri: Zoti kryetar, të lutem shumë tërhiqu vëmendjen kolegëve dhe veçanërisht kreut të Grupit të PS-së që kur flitet në Parlament të çohet në këmbë, nuk është këtu në konakun e vet në Bërzeshtë të Librazhdit.
Por është në Parlament, të respektojë Parlamentin e të mos flasë ulur nga vendi.
Taulant Balla: Po e kursej se e kemi dhëndër (qeshin socialistët)
Klevis Balliu: Edhe kur sulmohet opozita duhet t’i kërkoni të flasë siç duhet.
Edhe me kolegun Kapri, jo dhëndër, jo stërdhëndër, çfarë janë këto turpe.
Niko Peleshi: Nëse ka ardhur dita që fjala dhëndër këtu të konsiderohet fjalë e rëndë, është luks për ne dhe arritje e madhe e këtij Parlamenti.
Erland Kapri: Të të vijë rëndë
Taulant Balla: Të të vijë rëndë (E imiton).
Niko Peleshi: Është një krahinë e tërë madje, jo kryetari i Kuvendit
Taulant Balla: Kemi bërë krushqi se e kemi dhëndër nga krahina e Korçë-Pogradecit e kemi, patjetër dhe ti je nga ata që të vjen rëndë në të tilla raste (i drejtohet Balliut), ti turpërohesh (qesh me ironi)
Niko Peleshi: Ky është kompliment zoti Bardhi nuk është fyerje për mua, nuk e di për juve, për mua është kompliment (Qeshin socialistët).