'Të ftoj të dalim në sheshin e Devollit dhe debatojmë', Peleshi-Nallbatit: Shihe problemin te vetja...

4 Dhjetor 2025, 13:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bledjon Nallbati/ Devoll/ Niko Peleshi

Në seancën e sotme plenare në Kuvend, deputeti demokrat Bledjon Nallbati i kërkoi debat kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi për situatën në Devoll.

Duke folur nga Foltorja, deputeti i PD-së tha se debatin mund ta bëjnë në qendër të qytetit, me të pranishëm edhe qytetarët.

"Nëse pretendon se është e kundërta, të kam bërë një ftesë gjatë fushatës që unë, ti, ky tjetri këtu sipër, ai guaku i bashkisë, të ulemi në sheshin e qytetit të bëjmë një debat. Nuk patët guxim. Ju ftoj prapë, ulemi në qendër të qytetit të Bilishtit, ftoj të gjithë qytetarët e Devollit dhe e bëjmë aty debatin. Shohim nëse qëndrojnë ato që thoni ju apo ato që them unë”, tha mes të tjerash Nallbati.

Në përfundim të fjalës së tij, Peleshi replikoi duke i thënë: Duhet të qërosh fjalorin dhe duhet t’i drejtohesh kolegëve me respekt, pavarësisht mendimeve të kundërta. Nëse një koleg ose qytetarët nuk shoqërohen me ty në një shesh të qytetit ose fshatit, mos e shih problemin te ata, por shihu në pasqyrë dhe shihe problemin te vetja. 


Video