"Paralizohet" qendra e Tiranës, opozita mbledh militantët që të protestojnë para Bashkisë (FOTO)

1 August 2024, 11:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Paralizohet" qendra e Tiranës, opozita mbledh militantët
Protestuesit

Opozita mbajti sot protestën e radhës para Bashkisë Tiranë.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj. 

Policia është vendosur gardh para godinës teksa nga fotot shihet qartë se protestuesit numërohen me gishtat e dorës. 

Ndërkohë Belind Këlliçi nuk është shfaqur si zakonisht në protestë që me shumë mundësi ka nisur plazhin. Nën diellin përcëllues shihen Klevis Balliu, Tedi Blushi, Adriana Kalaja dhe 20 militantët e PD.

E të mendosh që Bulevardi dhe disa akse kryesore të Tiranës janë bllokuar në kuadër të masave të policisë për zhvillimin e protestës së opozitës...

 



Video