Elisa Spiropali i shkon në zyrë dhe merr “bekimin” e Nikollës!

31 July 2024, 13:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Elisa Spiropali i shkon në zyrë dhe merr “bekimin” e
Lindita Nikolla/ Elisa Spiropali

Kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali, e emëruar të hënën e 29 korrikut në kryesinë e organit parlamentar, pasi u propozua në Kongresin e PS-së nga kryeministri Edi Rama për të pasuar Lindita Nikollën, e cila njoftoi dorëheqjen disa ditë më parë për arsye shëndetësore ka zhilluar një takim me këtë të fundit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Spiropali përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, e cila ka zbuluar pak detaje nga takimi në zyrën e Nikollës.

Spiropali vijon më tej duke shprehur mirënjohjen për shembullin e mirë në drejtimin me urtësi, integritet dhe kompetencë të lartë të Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa shton se përvoja e saj do të jetë një referencë e rëndësishmë për të.

“Me kolegen e nderuar dhe miken e dashur, Lindita Nikolla. Me mirënjohje për punën dhe shembullin në drejtimin me urtësi, integritet dhe kompetencë të lartë të Kuvendit të Shqipërisë!

E dashur Lindita, Ju uroj gjithë të mirat dhe përvoja juaj do të jetë një referencë e rëndësishme për mua!”, shkruan në rrjetin social, Facebook, kryeparlamentarje e re, Elisa Spiropali.



Video