Ornaldo Rakipi nuk përjashtohet? Taulant Balla e kundërshton: Qëndrimi ynë i njëjtë me SHBA!

19 April 2022, 13:10Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ornaldo Rakipi nuk përjashtohet? Taulant Balla e kundërshton:
Në foto: Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla dhe deputeti Ornaldo Rakipi

Partia Socialiste ka diskutuar në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar në lidhje me shpalljen non grata të Aqif Rakipit dhe qëndrimin ndaj djalit të tij Ornaldo Rakipi, deputet në radhët e kësaj partie.

Në fjalën e kreut të grupit parlamentar, Taulant Balla,  gjatë mbledhjes i cili ka deklaruar se qëndrimi i tyre mbetet i njëjtë dhe se i respektojnë gjithmonë vendet e SHBA-ve.

“Nëse ka diçka që ne si familje politike dallohemi nga të tjerët është se kurrë nuk kemi përdorur standarde të dyfishta.Qëndrimi ynë është i njëjtë gjithmonë dhe ne i respektojmë vendimet e Shteteve të Bashkuara, aleatit tonë strategjik", është shprehur Balla.


Video