Ori Nebiaj drejt Kuvendit, a do e lërë moderatorja televizionin për politikën?

8 November 2022, 10:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ori Nebiaj drejt Kuvendit, a do e lërë moderatorja televizionin

Tashmë nuk ka asnjë dyshim. Është konfirmuar që demokratja Grida Duma ka lënë mandatin e deputetes.

Dje u raportua se Duma do të nisë një emision dy herë në javë në Top Channel.

Mandati i Grida Dumës i kalon Ori Nebiajt, pasi në zgjedhjet e 2021 ka siguruar 5599 vota preferenciale. 

 E kontaktuar nga mediat, Nebiaj pohoi se për momentin nuk kishte asnjë koment për këtë çështje. 

Një ditë më parë mandiatin e deputetit e la edhe demokrati Alfred Rushaj. Ai u largua për shkak të angazhimeve personale, ndërsa vendin e tij do e marrë Petrit Doda. 

 


Video