"O me ne, o kundër nesh. Nuk ka rrugë të ndërmjetme"

27 April 2026, 16:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"O me ne, o kundër nesh. Nuk ka rrugë të

Edi Rama ka konfirmuar atë, që tashmë është ligj në partitë shqiptare.

Ose do bindesh, ose do shpallesh kundërshtaar.

Këtë na tregoi edhe rasti me Elisa Spiropalin, së cilës tashmë i është mohuar jo vetëm të flasë, por edhe të mendojë ndryshe nga partia.

Në të kundërt, do të përjashtohet.

“Partia ka dy ngjyra, bardhë e zi. ose bardhë dhe me ne, ose zi dhe përballë nesh”, mësohet të ketë thënë Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të kësaj të hëne.

Tani është normale që kur bëhesh pjesë e një partie, duhet të kesh të njëjtat bindje dhe ideale dhe duhet të ecësh në të njëjtin drejtim.

Por kjo nuk e përjashton faktin që ndonjëherë të kesh edhe mendime ndryshe, edhe të kundërshtosh, edhe të kritikosh.

Se ndryshe pastaj, bëhet si në Partinë e Punës.

Gjë që duket, se ka ndodhur realisht në Partinë Socialiste.

Aty ku lejohet të mendosh vetëm si mendon Edi Rama.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Video