'Nuk di nga ta kap', Braçe nuk i 'ndahet' Krifcës edhe në Kuvend: U mërzit Neta me Pandin (Video)

14 July 2022, 10:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Nuk di nga ta kap', Braçe nuk i 'ndahet'
Erion Braçe dhe Frida Krifca

Deputeti Erion Braçe thirri në interpelancë ministren e Bujqësisë Frida Krifca për gjendjen e sektorit dhe kontratat e qirasë së tokave. Ish-zv/kryeministri tha gjatë fjalë së tij se ka mërzitur kolegët socialistë të partisë që kritikat e tij i kanë cilësuar populiste.

“Kam bërë populistin këtë kohë, kam mërzitur edhe Netën edhe Pandin”. Më pas Braçe kaloi te problemet e bujqësisë.

Braçe:Tani do të bëhem realist. U rrit qiraja e tokës, plugimi, fara, prej TVSH-së me 10%, kostoja e vaditjes, e plehërimit dhe si mirëqenie u rritën të gjitha, e plasmasit, tubave të hekurit, etj”.

Foli me fakte konkrete. “Po çmimet? Janë rritur? Nuk është normale, por e jashtëzakonshme, jo te bujku, por te tregtari. Paratë e bujkut i merr grumbulluesi. Kjo është bujqësia që po vjen. Tregtari me 2-3 herë më shumë se bujku”.

Ministrja Krifca: Është pak e vështirë që të flas për kontratat për të cilën është thirrur interpelanca pas prezantimit që bëri deputeti që nuk di nga ta kap. Menaxhimi i mirë i tokës bujqësore mund të bëhet sa më mirë përmes inventarizimit.  

 


Video