Sytë nga Maqedonia e Veriut, shkon sot në Kuvend propozimi francez

14 July 2022, 09:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sytë nga Maqedonia e Veriut, shkon sot në Kuvend propozimi francez
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut

Propozimi francez që do hapte rrugën për nisjen e konferencës së parë ndërqeveritare për Tiranën dhe Shkupin shkon sot për votim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Për miratimin e tij duhen disa vota nga ana e opozitës, e cila nuk ka ndryshuar qëndrim dhe vijon të shprehet se nuk do të sakrifikojë gjuhën dhe identitetin në këmbim të integrimit europian.

Për të ulur tensionet në seancë do të jetë e pranishme edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Pavarësisht konsultimeve të vazhdueshme dhe bindjes se kjo marrëveshje nuk cenon identitetin kombëtar nga Partia Social Demokrate në pushtet, VMRO DPMNE nuk ka ndërmend të lëshojë vota.

“Konkluzionet sa i takon këtij informacioni do të kishin kuptim vetëm nëse të njëjtat i pranon qeveria dhe e kanë për qëllim të bëhet korrigjim dhe jo pranim i propozimit francez” tha nje eksponent i opozitës.


Video