Avokati Spartak Ngjela ka bërë thirrje së fundmi për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.
Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela ngre alarmin për shpopullimin e vendit, teksa thotë se rritja e çmimeve dhe paga e ulët prej 300 mijë lekësh të vjetra do të “zbrazin vendin”.
Avokati shprehet se nuk po i kupton shqiptarët se çfarë presin që nuk e hedhin me këmbë përpjetë këtë kryeministër kaq antishqiptar.
Postimi i Ngjelës:
Sipas burimeve të mia, në Beograd e në Moskë ishin gëzuar shumë me atë maskarallëk politik që tha kryeminstri i Shqipërisë Rama, në lidhje me kërkesën për ngritjen e rrogave deri në 800 000 mijë lek të vjetra.
Bravo! Thanë politikanët e Beogradit.
Shumë mirë thanë ata të Moskës se, ngritja e çmimeve dhe me rrogën 300 mijë lek të vjetra në Shqipëri, Shqipëria do të zbrazet.
Po Rama?
Sigurisht që është i gëzuar me këtë vlerësim kaq të madh të Moskës dhe Beogradit.
Po shqiptarët?
Shqiptarët nuk kuptohet se çfarë presin e nuk e hedhin me këmbë përpjetë këtë kryeministër kaq antishqiptar…