Rama udhëton sot në Bruksel, takim me Stoltenberg

13 July 2022, 07:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama udhëton sot në Bruksel, takim me Stoltenberg
Jens Stoltenberg dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë këtë të mërkurë në Bruksel për të zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg në selinë e këtij institucioni.

Kjo vizitë ishte paralajmëruar edhe më herët nga kreu i qeverisë, ku ka sqaruar se qëllimi është për të thelluar bisedimet për bazën e NATO në Durrës.

Ky projekt ka të bëjë me instalimin e një baze detare të NATO-s në portin e ri të Durrësit në Porto Romano, sipas së cilit ka ngjallur shumë interes dhe dëshirë.

Aktualisht po ndërtohet baza taktike ajrore e NATO-s në Kuçovë, e cila është tërësisht financim i huaj, ndërkohë që për sa i përket portit, ajo do të financohet nga shteti shqiptar, pjesa komercale, siç vetë Rama e bëri me dije, duke sqaruar se është ftuar NATO-n, që të marrë pjesë në një bashkëfinancim për pjesën ushtarake.

Në fund të këtij takimi, Rama dhe Stoltenberg do të kenë edhe një konferencë për përbashkët për mediat.


Video