“Një shiks i maskuar si sindikalist”, Rama sulmon pedagogun pas protestave: Zullumi i "non gratave e rublave"

19 October 2022, 18:22Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Një shiks i maskuar si sindikalist”, Rama sulmon pedagogun pas
Rama dhe Kovaçi

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar kreun e sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi, i cili po udhëheq protestën e pedagogëve që i kanë dërguar disa kërkesa Qeverisë, ku më kryesorja është rritja e pagave.

Përmes një postimi në Twitter, Rama e akuzon Kovaçin se ka punuar si shiks në 1997 dhe se maskohet si sindikalist për të importuar zullumin e nongratave e të rublave në hapësirën universitare. Sipas tij, s’ka asnjë shans të merret seriozisht.

“Krenar që ka qenë shiks i kohës së zezë të 97-ës le të jetë sa të dojë, po një shiks i maskuar si sindikalist për të importuar zullumin e nongratave e të rublave në hapësirën universitare, s’ka asnjë shans të merret seriozisht në kërkesat e tij fyese për këtë situatë lufte!”, shkruan Rama.


Video