Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur ditën e sotme kërkesave të pedagogëve, të cilët paralajmëruan përshkallëzim të protestave të tyre.
Rama deklaroi se nuk do të ketë asnjë rritje tjetër rroge, përveç vlerës 15 % e paralajmëruar tashmë, vlerë e cila do të mbulohet 7 % nga qeveria dhe pjesa tjetër nga Universitet.
Sipas Ramës pedagogët janë në unanimitet, ndërsa ngriti akuza se këto protesta janë të iniciuara nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidneti Ilir Meta.
“Ata që dalin atje ta harrojnë që do kenë një rritje tjetër. Do e kenë zjarrfikësit, do e përgatisim për pensionistët, mësuesit, infermierët, mjekët, ushtarakët. Për ata mesazhi im është shumë i thjeshtë. Nuk jeni si asnjëri nga këta që marrin një gjë fiskale. Jeni me autonomi.
Një pjesë do e merrni nga qeveria, një pjesë tjetër do e nxirrni vetë. Ne nuk jemi këtu t’i bëjmë llogari atyre. Pjesa dërrmuese janë në mësim dhe nuk dalin të bëjnë selfie te dera. Unë jam krenar që sot në Shqipëri nuk ka asnjë ekran pro qeveritar. Keni parë ndonjë ekran që të mos mbarojë me vrasje dhe shpifje.
Nuk mund të lësh pa mësim studentë dhe studente që prindërit paguajnë që të qëndrojnë atje, kur paga të është rritur. Si t’i themi zjarrfikësve dilni dhe ju dhe vini ndonjë zjarr. Pedagogët punojnë edhe në universitete private. Merrni më shumë se deklaroni dhe këto do i shikojmë. Jo për t’ju bërë vetting, Këtu dalin bërtasin ata që kanë më shumë. Po t’i qanin hallin të tjerëve do thoni janë mjaftueshëm se janë më shumë se zjarrfikësit që hidhen në zjarr çdo vit e më shumë.
Një figurë e SHIK-ut famëkeq nuk mund të japë orientim dhe nuk mund të imponohet dot bashkë me një zinxhir foltorexhinjsh që kanë ngatërruar punën në universitet në foltore. Bëjnë protesta për të çuar ujë në mullirin e rublave dhe spiunëve dhe non gratave. Le të bëjnë protesta kundër meje. Por të bësh protesta si skuth dhe të bësh sikur po shantazhojmë. Kush po i shantazhon këto?! Shantazh bëhet këtu nga mediat kundër qeverisë. Asnjë pakt nuk ka me ta. Le ta bëjnë si të duan punën në ekrane. Ne do bëjmë punën tonë. Nuk bëjmë pakte pas shpinës tuaj”, deklaroi Rama.