Nis me tensione seanca plenare, opozita bllokon foltoren dhe ndez zhurmues

28 October 2024, 17:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nis me tensione seanca plenare, opozita bllokon foltoren dhe ndez zhurmues
Seanca plenare e së hënës

Ka nisur me tensione seanc plenare e kësaj të hëne, ku deputetët demokratë kanë bllokuar foltoren.

Në seancë marrin pjesë vetëm ata deputetë të cilët nuk janë përjashtuar, megjithatë përplasjet nuk kanë munguar as sot.

Fjalën e ka marrë deputeti socialist Erion Braçe, teksa ka ngritur një sërë shqetësimesh, si ai i subvencionimit të vonuar të fermerëve, dhe reklama e produkteve të duhanit në mediat dhe rrjetet sociale, për të cilat tha se nuk duhet të lejohen.

E teksa Braçe fliste, herë pas here deputetët opozitarë kanë shkaktuar zhurmë, duke goditur foltoren, por edhe duke ndezur zhurmë zhurmuese në telefonat e tyre.


Video