Nënshkruhet kontrata me kompaninë franceze, Shqipëria do blejë radar për vëzhgimin e hapësirës ajrore

19 June 2025, 18:01Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nënshkruhet kontrata me kompaninë franceze, Shqipëria do
Nënshkruhet kontrata me kompaninë franceze, Shqipëria do blejë radar për vëzhgimin e hapësirës ajrore

Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të pajisen me radarë modern për vëzhgimin e hapësirës ajrore. Kështu njofton ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili thotë se Shqipëria ka firmosur kontratë me kompaninë "Thales Group".

Vengu mori pjesë në "Paris Air Shoë", ku u ekspozuan avionë, aeroplanë, dronë dhe pajisje të tjera të teknologjisë së avancuar.

"Forca Ajrore hedh një tjetër hap të madh përpara në misionin e modernizimit.

Në vijim të marrëveshjes dypalëshe të dakordësuar gjatë vizitës së Presidentit Macron muajin e kaluar në Tiranë, nënshkruhet kontrata me kompaninë Thales Group për pajisijen e Forcës Ajrore me radar modern për vëzhgimin e hapësirës ajrore kombëtare.

Një investim domethënës për sigurinë e Shqipërisë dhe angazhimet tona në kuadër të aleancës", shkruan Vengu.


Video