Osmani "pushton" Vlorën, kryebashkiaku e pret në zyrë

18 June 2025, 18:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Osmani "pushton" Vlorën, kryebashkiaku e pret në zyrë
Burak Özçivit në Bashkinë e Vlorës

Aktori i njohur turk Burak Özçivit ka vizituar sot qytetin e Vlorës duke tërhequr vëmendjen e mjaft njekësve të telenovelave turke, ku ai ka rol protagonisti.

Thuhet se aktori ka mbërritur në Vlorë së bashku me një grup ndërtuesish turq. Ai është pritur edhe në zyrë nga kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha.

Dredha thotë se interesi i vlonjatëve ka qenë i madh për Burak Ozçivit.

"Deri sot, nuk kisha parë kaq shumë njerëz në Vlorë, të prisnin në radhë, për të bërë një fotografi me Burak Özçivit.

Kënaqësi ta prisja sot në zyrë, bashkë me stafin e bashkisë, dhe të kalonim kohë në Vlorën që i la mbresa të shkëlqyera!

Na bashkuan projektet që kanë qëllim promovomin e Vlores si destinacion turistik dhe jo vetem", shprehet Dredha në rrjetet sociale.



Video